Rama bashkëndjenë me familjarët e viktimave dhe të lënduarve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shprehur dhimbje dhe solidaritet për familjarët e viktimave nga shpërthimi në TC Kosova A. Ai ka kontaktuar edhe me Kryeministrin Thaçi, për t’i përcjellë ngushëllimet e shtetit të Shqipërisë.

Lajme
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me shpërthimin në Termocentralin Kosova A. Ai përmes një postimi ka bërë të ditur se ka kontaktuar Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi për t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Shqipërisë.
“Sapo fola me KM Thaçi për pasojat e shpërthimit tragjik dhe i shpreha ngushëllimet e solidaritetin tonë. KM ishte i lënduar e falënderues.
“Lajm tronditës nga Kosova, dhimbje e solidaritet për familjaret, le të lutemi që numri i të vdekurve dhe të dëmtuarve të mos rritet më tutje”.