Rakiq: Vuçiqi mendon se është më mirë të tërhiqen barrikadat në veri, serbët s’po pranojnë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se sot ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Rakiq ka thënë se Vuçiqi mendon se është më mirë që të largohen barrikadat e vendosura në veri të Kosovës. Ndërsa sipas Rakiqit, serbët në veri janë duke refuzuar që të tërheqin barrikadat. “Ne sapo i…

Lajme

28/12/2022 16:59

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se sot ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Rakiq ka thënë se Vuçiqi mendon se është më mirë që të largohen barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.

Ndërsa sipas Rakiqit, serbët në veri janë duke refuzuar që të tërheqin barrikadat.

“Ne sapo i kemi përfunduar bisedimet me presidentin Vuçiq, tani do të bisedojmë me njerëzit tanë në Kosovë. Kemi marrë lajme të rëndësishme për lirimin e Pantiqit dhe personave të tjerë të arrestuar, kemi arritur të lexojmë garancitë e Bashkimit Evropian se nuk do të ketë arrestime për pjesëmarrje në barrikada, si dhe garancinë e KFOR-it që forcat e ushtrisë së Kosovës nuk do të vijnë në veri pa pëlqimin tonë”, ka thënë Rakiq.

Rakiq ka deklaruar se serbët tashmë nuk i besojnë qeverisë së Kurtit dhe as garancive ndërkombëtare.

“E ftoj presidentin të vijë në Rashkë dhe të dëgjojë njerëzit nga barrikadat, sepse ne i besojmë vetëm presidentit Vuçiq”, tha Rakiq, shkruan Danas.