Rakiq hoqi flamurin e Kosovës, Thaçi: Ata që nuk respektojnë shtetin, s’mund të jenë në institucione
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot para mediave.

Lajme
Ai është pyetur nga gazetarët për veprimin e zv/kryeministrit nga Lista Serbe, Goran Rakiq, i cili largoi nga zyra simbolet e shtetit të Kosovës, dhe për formën se si duhet vepruar në këtë rast kreu i qeverisë, Avdullah Hoti, shkruan lajmi.net.
“Unë ku jam aty në çdo institucion, ku do që paraqitem gjithmonë janë simbolet e shtetit të Kosovës. Edhe në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqëuesit e gjitha komuniteteve të Kosovës kanë respektuar institucionet, Kushtetutën, ligjet dhe simbolet, përndryshe nuk ka qëndruar as një minutë në zyrën e vet. Tash pyetne zotin Hoti”, tha presidenti.
Ky i fundit shtoi po ashtu se ai që nuk respekton Kushtetutën, ligjin dhe shtetin nuk mund të jetë pjesë e institucioneve.
“Ai që nuk respekton Kushtetutën, ligjin dhe shtetin nuk mund të jetë pjesë e institucioneve”, tha më tutje presidenti. /Lajmi.net/