Rakiq – Bahtirit: Ndal retorikën provokuese, mos kërcëno si frikacak
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq i ka bërë thirrje kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që të ndalojë retorikën provokuese në lidhje me largimin e \"Parkut të Paqes\" të vendosur në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke e ftuar atë që të bisedojnë së bashku për të rënë dakord se si do të duket ajo pjesë.
Lajme
Me këtë retorikë të përdorur nga Bahtiri, Rakiq tha se thellohet ndarja dhe urrejtja në njërën anë, dhe në anën tjetër krijohet frikë, e cila kërcënon të shtyjë qytetin në një ndarje të re.
\”Në vend të prishjes së parkut i cili ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës e që nuk është në kompetencë të tij, unë e ftoj z.Bahtiri që të ulemi në një tryezë në Mitrovicë, Beograd, Prishtinë apo edhe Bruksel dhe të biem dakord për ndërtimin e një vendi ku nesër do të luajnë së bashku fëmijët serb dhe shqiptarë”, ka thënë Rakiq, raportojnë mediat e Beogradit.
Kryetari i komunës së Mitrovicës veriore tha se askush nuk duhet të luajnë me paqen e cila po mbretëron dhe është shumë e nevojshme. Ai ka ftuar Bahtirin të bëhet i fortë, e të mos kërcënoj me dhunë sikurse frikacakë, por të pranojë të ulen së bashku dhe të flasin për ndërtimin e së ardhmes.
Serbët e Mitrovicës veriore, menjëherë pas largimit të barrikadës prej zhavori e cila qëndroi në urën mbi Ibër për muaj të tërë, kanë vendosur një barrikadë të re.
Kryetari i Komunës së re të banuar me shumicë serbe, po luan me kartën, kinse mbi urë po ndërton një park, të cilin po e quan Park të Paqes, e që në fakt nuk është asgjë më pas se sa një barrikadë e vjetër me pamje të re. (lajmi.net)