Raketat ruse në Poloni, reagon edhe Britania e Madhe

Edhe Britania ka reaguar pas raportimeve se raketat ruse kanë rënë në Poloni, afër kufirit me Ukrainën, duke vrarë kështu dy persona. Mbretëria e Bashkuar, siç raporton CNN, tha se është në “kontakt të ngushtë” me aleatët. Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme në Britani tha se po hetojnë këto raportime. “Ne po hetojmë këto…

Bota

15/11/2022 21:06

Edhe Britania ka reaguar pas raportimeve se raketat ruse kanë rënë në Poloni, afër kufirit me Ukrainën, duke vrarë kështu dy persona.

Mbretëria e Bashkuar, siç raporton CNN, tha se është në “kontakt të ngushtë” me aleatët.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme në Britani tha se po hetojnë këto raportime.

“Ne po hetojmë këto raporte dhe jemi në kontakt të ngushtë me aleatët”, i tha CNN-it një zëdhënës i Zyrës së Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar. /Lajmi.net/