Raketat e Hamasit vrasin një civil izraelit

Një qytetar izraelit është vrarë të martën nga një mortajë e hedhur nga Rripi i Gazës, duke e n dërprerë armëpushuimin dhe duke e detyruar Izraelin që vetëm pas gjashtë orë armëpushimi të rinisë bombardimin e caqeve në Gaza.

Bota

15/07/2014 21:34

Qytetari izraelit është i pari që vritet në më shumë se një javë luftime midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë, transmeton REL.

Ushtria ka njoftuar se civili 38-vjeçar ka qenë duke çuar ushqim për ushtarët në pikëkalimin Erez, kur është goditur nga mortaja.

Izraeli ka rinisur të martën sulmet ajrore në Gaza, pasi militantët e Hamasit e kanë shkelur armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipti.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se pas një pauze prej gjashtë orëve, Izraeli “ka rifilluar aktivitetet operative”.

Mbi 190 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit, ndërsa rreth 1,400 të tjerë janë plagosur.