Raiola: Dortmund nuk e do shitjen e Haaland, nuk nënkupton që automatikisht pranoj

Agjenti Mino Raiola, ka treguar se Borussia Dortmund nuk konsideron shitjen e sulmuesit Erling Haaland gjatë verës.

Sport

12/04/2021 18:20

Haaland kërkohet nga top gjigantët evropianë duke përfshirë Barcelonën dhe Real Madridin, derisa Raiola para disa javëve është takuar me dy presidentët e klubeve, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, Raiola ka njoftuar se klubi gjerman e ka bërë të qartë se nuk e do shitjen e Haaland.

“Dortmund na ka bërë të qartë se nuk duan shitjen e Haaland këtë verë. Nuk ka luftë mes nesh dhe Dortmundit”.

“E respektoj, por nuk nënkupton që automatikisht pranoj”, deklaroi ai.

Në rast që Haaland largohet në verë, atëherë Dortmund do kërkojë vlerën e 150 milionë eurove./Lajmi.net/