“Raifeissen” i dhuron QKUK-së 100 mijë euro

Këto mjete i janë dhuruar Klinikës Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së, ndërsa është premtuar se donacione të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.

Lajme

29/05/2014 19:12

Me këto të holla tashmë janë siguruar shtretër dhe pajisje të tjera mjekësore.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Ferid Agani këtë kontribut e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm.

Ai ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë ka bërë mjaft, por megjithatë nuk ka arritur të përmbushë nevojat e kësaj klinike.

Ndërkaq, drejtori i bankës “Raifeissen”, Robert Wright ka thënë se ky është donacioni më i madh që ka bërë banka deri më tani dhe se të tilla donacione pritet të ketë edhe në të ardhmen.