Rahovec: Një person gjendet pa shenja jete, rasti nën hetim

Të mërkurën, rreth orës 08:35, një person është gjetur pa shenja jete në Rahovec. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas tij, me vendim të prokurorit,…

Lajme

05/02/2026 09:44

Të mërkurën, rreth orës 08:35, një person është gjetur pa shenja jete në Rahovec.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas tij, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, si dhe është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes”, ka deklaruar mes tjerash Elezaj. /Lajmi.net/