Ragmi Mustafa viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ndër vizitat më emocionale të jetës sime
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Mustafa vizitën e cilësoi si më emocionalen në jetën e tij. Ai takimin e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ai ka njoftuar se mbarë ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare ishin në gjendje të mirë…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Mustafa vizitën e cilësoi si më emocionalen në jetën e tij.
Ai takimin e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ai ka njoftuar se mbarë ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjithë ishin mirë! Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.