​Rafuna zgjidhet kryetar i Bordit të Forumit Investues të Dhomave të Ballkani Perëndimor

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sot është zgjedhur kryetar i Bordit të Forumit Investues të Dhomave të Ballkani Perëndimor. Në mbledhjen e mbajtur në Podgoricë, Mal i Zi, Kryetari Rafuna mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Bordit. Kryetari Rafuna u zotua se do të vazhdojë punën e nisur e që ka…

Lajme

02/02/2023 17:42

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sot është zgjedhur kryetar i Bordit të Forumit Investues të Dhomave të Ballkani Perëndimor.

Në mbledhjen e mbajtur në Podgoricë, Mal i Zi, Kryetari Rafuna mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Bordit.

Kryetari Rafuna u zotua se do të vazhdojë punën e nisur e që ka për qëllim të ndihmojë bizneset e rajonit që të thellojnë bashkëpunimin dhe të zgjerojnë pjesëmarrjen në tregjet e BE-së e të botës.

Forumi Investues (Western Balkans 6 Chambers Investment Forum – WB6CIF) është institucion i themeluar nga odat ekonomike e tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të shtojë bashkëpunimin ekonomik dhe të ndihmojë në tërheqjen e investimeve në rajon.