Rafuna: Rritja e akcizës në duhan, alkool dhe lojëra të fatit ka rritë të hyrat për 6 milionë

Drejtori i Doganave të Kosovës, Luzlzim Rafuna, në emisionin Euro Tribuna i cili transmetohet çdo të hënë në Tribuna Channel, ka thënë se që nga momenti kur është rritur akciza në duhan, alkool dhe lojëra të fatit, janë rritur të hyrat.

Lajme

24/08/2015 23:06

“Deri më sot , që kur ka hyrë vendimit për rritjen e akcizës në duhan, alkool, dhe lojra të fatit, është rritë 6 milionë e më shumë rritja e të hyrave. Te gjitha pikat kufitare shfrytëzohen për import, prinë pika doganore në Bërnjak”, ka thënë Rafuna.

Duke folur rreth kontrabandës, Rafuna ka thënë se reforma por edhe vendosja e oficerëve doganor në Jarinje dhe Bërnjak kanë bërë që të bie kontrabanda, raporton Tribuna Channel.

“Asnjëherë nuk ka pasur shifra të sakta se sa ka kontrabandë. Rritja e të hyrave tregon se ka ra kontrabanda. Kontrabandën e ka për detyrë ta luftojë edhe Policia kufitare edhe Administrata Tatimore. Ndikim ka pasur edhe reforma por edhe vendosja e oficerëve doganor në Jarinje dhe Bërnjak sepse në ato pika ka pasur kontrabandë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm , me Policinë e Kosovës, KFORI-T dhe Administratës Tatimore”, ka thënë Rafuna në emisionin Euro Tribuna.

Ai gjatë këtij emisioni ka thënë se Dogana e Kosovës ka nevojë për më shumë oficer doganor.

” 600 oficer doganor kemi për momentin , ne e kemi shprehur nevojen edhe në Komisione se dogana ka nevojë së paku edhe për 150 oficer doganor, nuk kemi punësuar që 5 vite, nëse një oficer jep dorëheqje brenda një viti gëzon të drejtën për tu kthyer brenda një vit. Ne nuk mund të plotësojmë atë vend pa kaluar një vit”,ka thënë Rafuna.

Ai ka deklaruar se nuk ka rrezik rreth mundësisë se importi i lodrave mund të jetë me efekte kancerogjene. Rafuna ka thënë se nuk kanë hasur në ndonjë rast që nafta ose benzina nuk i ka plotësuar kriteret ose nuk ka qenë e mirë.