Rafuna: Pa fuqizimin e gruas nuk kemi ekonomi të fortë
Në sheshin “Nëna Tereza në Prishtinë, të gjithë qytetarët tashmë mund të vizitojnë panairin e gruas “me zemër për diasporen” të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Gratë shqiptare po prezantojnë atë që dinë të bëjnë më së miri, ushqime tradicionale, veshje tradicionale, vunica e shumë gjëra të tjera. Hava Doda nga Prishtina e cila…

Lajme
Në sheshin “Nëna Tereza në Prishtinë, të gjithë qytetarët tashmë mund të vizitojnë panairin e gruas “me zemër për diasporen” të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Gratë shqiptare po prezantojnë atë që dinë të bëjnë më së miri, ushqime tradicionale, veshje tradicionale, vunica e shumë gjëra të tjera.
Hava Doda nga Prishtina e cila punon në shoqatën “Pojata” punonte punëdore.
Ajo prezantoi produktet e saj duke shprehur se këto lloj panaire duhen të organizohen më shpesh.
“Punoj punëdore, çanta, tentene, kapuç të tëmijëve, tesha kombëtare… Me qenë edhe më shpesh (panairet) më mirë kishte qenë.. Të interesuar ka, po pyesin se sa kushtojnë”, tha Doda.
Ndërsa, Shpresa Krasniqi nga Kaçaniku e cila kishte punuar ushqime tradicionale si fli, pite, bakllave dhe ëmbëlsira të tjera tregoi se punon edhe nga shtëpia.
Sipas saj panairet ndihmojnë shumë në prezantimin e produkteve, pasi që të interesuarit shkëmbejnë dhe numrat e telefonit.
“Marr pjesë në panaire dhe punoj nga shtëpia, shes online.. Shumë janë të interesuar, sidomos për fli e bakllava, janë të kënaqur, kushdo që i provon nuk më ndërron më.. Ka harxhime transporti, por ka edhe përfitim.. Panairet ndihmojnë shumë, se i shohin njerëzit produktet, na marrin numrat”, shtoi Krasniqi.
E Mihane Abdullahu nga Lipjani e cila po ashtu prezantonte ushqime tradicionale tha se kësi lloj panaire duhet te bëhen më shpesh por në hapësira më të mëdha.
“Kemi shurup të shtogut, trandofilit, kushton dy euro, kërkesa ka shumë.. Kushtojnë të gjitha, por dëshira është për të gjithë.. Duhet të bëhen me shpesh, por hapësira me qenë më e madhe”, tha ajo.
Hapjen e panairit e bëri kryetari i OEK, Lulzim Rafuna i cili tha se ky panair frymëzom të tjerët, tregon sakrificën e gruas e sfidën që kanë pasur prej ditës që kanë filluar biznesin e tyre.
“Është një mundësi shumë e mirë për të bashkëpunuar, është me shumë se ekspozim i mallit, panair ku mund të gjindet dhe frymëzimi. Çdo shtang sot këtu qe përfaqëson një grua tregon atë sakrificën, sfidën që e kanë pasur prej ditës që e kanë filluar biznesin deri në momentin kur kanë triumfuar dhe kjo është storje suksesi. Pa fuqizimin e gruas nuk do të kemi dhe ekonomi të fortë dhe çdo prodhim që e bëjnë e tregon me së miri arritjen dhe progresin që po e bëjnë, që po arrijmë ekonominë tonë ta dërgojmë përpara bashkarisht. Me shumë se 50 biznese por për shkak të hapësirës se kufizuar jemi detyruar me dy ndërrime me i promovua”, u shpreh Rafuna.
Këtë panair do të zgjatë dy ditë, me rreth 50 biznese ku do të promovohen produktet e tyre.