Rafuna: Dalja në treg të lirë do të ketë efekte negative në ekonomi dhe te qytetarët

Oda Ekonomike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media. Kryetari i kësaj ode, Lulzim Rafuna foli rreth vendimit të ZRrE-së, ku bizneset duhet të dalin në treg të lirë që nga 1 qershori. Ai thotë se dalja në treg të lirë do të dëmtojë ekonominë e Kosovës e po ashtu do të ketë efekte…

Lajme

31/05/2025 12:46

Oda Ekonomike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media.

Kryetari i kësaj ode, Lulzim Rafuna foli rreth vendimit të ZRrE-së, ku bizneset duhet të dalin në treg të lirë që nga 1 qershori.

Ai thotë se dalja në treg të lirë do të dëmtojë ekonominë e Kosovës e po ashtu do të ketë efekte negative edhe te qytetarët.

Rafuna shprehet se bizneset nuk janë kundër daljes në treg të lirë, por kërkojnë që ky vendim të shtyhet deri të përgatiten bizneset.

“Derisa ka mundësi ta gjej një zgjidhje, ta shfrytëzojë edhe këtë kohë, që të kërkojë nga ZRrE të shtyjë vendimin që bizneset tona të mos dalin në tregun e lirë, sepse do të dëmtohen dhe do të ketë efekte të mëdha negative për bizneset, do të ketë efekte negative për ekonominë e vendit, por do të ketë efekte negative edhe për qytetarët”.

“Kërkesa jonë është vetëm që të shtyhet për një kohë, që të përgatitet tregu më mirë, ose të përgatitet mirë, sepse nuk është përgatitur fare”, tha Rafuna.

“E theksoj edhe një herë, asnjë biznes nuk është kundër daljes në tregun e lirë, Biznesi po e kërkon vetëm fazën e tranzicionit”.