Rafuna: Bizneset vendore s’do të jenë konkurrente me daljen në treg të lirë të energjisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka folur për problemet që po përballen bizneset dhe pasojat me Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike. Rafuna ka treguar se kanë zhvilluar një takim me mbi 400 biznese, duke e përshkruar gjendjen e tyre të vështirë shkaku i daljes në tregun e lirë. “Ishte një…

Lajme

07/06/2025 23:43

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka folur për problemet që po përballen bizneset dhe pasojat me Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike.

Rafuna ka treguar se kanë zhvilluar një takim me mbi 400 biznese, duke e përshkruar gjendjen e tyre të vështirë shkaku i daljes në tregun e lirë.

“Ishte një takim mbi 400 biznese. Qëllimi i takimit ishte të shohim ku jemi me sfida. Se kanë filluar efektet negative me i vrejtë bizneset.Gjatë këtyre 5 ditëve çdo njëra kompani e kanë vrejtur atë efektin dhe ngarkesën më shumë që kanë filluar t’iu vijnë njoftimet nga KEK-u dhe ofertat që i kanë pasur më herët nga KESCO, në qoftë se duan të lidhin marrëveshje.Oferta ka shkuar prej 200 përqind më shtrenjtë deri në 400 përqind varet nga kompania dhe konsumi që kanë pasur”.

“Ishte që ne të angazhohemi dhe t’i bëjmë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Republikës së Kosovës që duhet të qenë në shërbim të qytetarëve në shërbim të biznesit që të gjejë mundësinë dhe të ndajë një subvencionim dhe të përgatitë një pako të masave gjatë fazës së tranzicionit afërsisht një vit që të përgatitemi të gjithë, por së pari tregu pastaj bizneset për të kaluar në tregun e lirë. Tregu nuk ka qenë i përgatitur dhe ende nuk është i përgatitur për shkak s’kemi konkurrencë të bollëshme, nuk kemi numër të mjaftueshëm të furnizuesëve dhe nuk ka oferta. Deri më tani është një ofertë dhe është KESCO që ka ofertuar. KEK-u ende nuk e ka krijuar një ofertë vetëm një ftesë që jemi të gatshëm me lidhë një marrëveshje”, tha tutje Rafuna për emisionin “Reel Talk me Maxhunin”

Rafuna ka thënë se shqetësimi kryesor i bizneseve është çmimi i lartë i energjisë elektrike, që mund t’i çoj në falimentim.

“Shqetësimi kryesor janë që çmimi i energjisë elektrike është shumë më i lartë. Biznesi nuk e ka pasur në planifikimet e veta këto shpenzime ekstra, ka pasur 100 shpenzime të tjera të planifikuara, të rregulluara duke pasur planin për investime ose edhe zgjerimin e investimit. Tanimë me këtë mënyrë të dhunshme duke nxjerrur në Tregun e Lirë, kjo ka krijuar kosto shtesë për biznese. Kjo kosto e energjisë elektrike është kosto operative dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë më çmimin e produktit që më pasë qytetari duhet të blejë”, tha ai.

Rafuna ka treguar se vetëm në pesë muajit e partë të këtij viti eksporti dhe importi ka arritë shifrën 2 miliardë e gjysmë, kurse, importi është i vogël krahasur me eksportin.

“Biznesi është i shqetësuar, nuk do të jetë më konkurrent me produktin i importuar do të humb tregun vendor dhe gjithashtu e kemi një treg të vogël. Na ka mbuluar importi e kemi tejkaluar për gjatë këtyre 5 muajve 2 milardë e gjysmë po iu afrohemi 3 milardë import, ndërsa, eksporti ende nuk e kemi kap 300 milonëshin dhe kjo tregon më së miri çfarë deficidi tregtar kemi në këta 5 muaj. Përkundër krejtë kësaj tani do të ketë mundësi të t’kurret prodhimi ynë,eskporti dhe të rritet importi”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka ngritur edhe një shqetësim se Kosova do të përballet me papunësi si dhe se produket do të blihen më shtrenjtë pas çmimit të ri të energjisë elektrike.

“Ndërsa do ta humbim edhe tregun e jashtëm për shkak se produkti ynë do të jetë më i shtrenjtë do të bie kërkesa për produktin tonë dhe kështu do t’kurret prodhimi. Kur të t’kurret prodhimi do të lirohen punëtorët. Dhe kur të lirohen punëtorët ngritet papunësia dhe në fund e pëson qytetari i Republikës së Kosovës si konsumatori i fundit se duhet të blejë më shtrenjtë produktin me çmimin e ri të energjisë elektrike se sa që e ka ble deri më sot, e vrafërjomë edhe qytetarin e Republikës së Kosovës me këtë poltikë”, tha tutje Rafuna.