Rafael Leao i hapur për rinovim, nuk e mendon kalimin te Man City

Sulmuesi i AC Milanit, Rafael Leao është i përgatitur të heq dorë nga mundësia e kalimit te Manchester City, për të nënshkruar kontratë afatgjatë në "San Siro".

Sport

24/11/2021 15:43

22-vjeçari është bërë titullar i padiskutueshëm te “Rossonerët” këtë sezon, duke zhvilluar të 17 ndeshjet dhe shënuar pesë gola si dhe dhuruar dy asistime, transmeton lajmi.net.

Forma e mirë ndikoi që të merrte ftesën te Kombëtarja e Portugalisë për ndeshjet e nëntorit, kurse ka vëmendjen e disa nga top klubet evropiane.

Sipas Calciomercato, Man City prinë në garë për Leao, sidoqoftë sulmuesi është gati të harrojë interesimin e skuadrës së Pep Guardiolas dhe t’i qëndrojë besnik Milanit.

Raporti shton se marrëveshje e re është afër të rrihet për katër vite e gjysmë dhe do këtë pagë rreth 4 milionë euro.

Agjenti i Jorge Mendes, që është në negociata me Milanin gjithashtu përfaqëson edhe treshen portugeze te Cityt, si Joao Cancelo, Ruben Dias dhe Bernardo Silva, gjithashtu edhe me sulmuesin e Man Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Që prej kalimit te Milan nga Lille në vitin 2019, Leao ka zhvilluar 90 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 18 gola dhe dhuruar 11 asistime./Lajmi.net/