Rafael Leao është zgjedhur lojtari i sezonit në Serie A

Rafael Leao është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Itali.

Sport

22/05/2022 23:01

Ylli portugez i skuadrës së Milan, Leao është shpërblyer me çmimin e më të mirit edhe në aspektin individual, përcjell lajmi.net.

Leao ishte padyshim lojtari më i mirë këtë sezon te ‘Rossoneri’ dhe për faktin që ndihmoi skuadrën të shpallet kampione, ai u shpall edhe lojtari më i mirë i sezonit.

Se çfarë diference bëri Leao këtë sezon me Milan u pa edhe në ndeshjen e fundit, ku asistimet nga ai dukeshin të lehta.

Portugezi ka regjistruar 11 gola dhe 10 asistime këtë edicion në Serie A. /Lajmi.net/