Radoniqi: Votimi me asistencë është i garantuar me ligj, aftësia e kufizuar e votuesit të dëshmohet me dokument
Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se deri më tani janë pranuar disa ankesa që lidhen me votimin me asistencë, duke theksuar se kjo e drejtë është e garantuar me ligj për personat me aftësi të kufizuara, por nuk duhet keqpërdorur. I pyetur nëse personat që nuk dinë shkrim-lexim kanë të drejtë…
Lajme
Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se deri më tani janë pranuar disa ankesa që lidhen me votimin me asistencë, duke theksuar se kjo e drejtë është e garantuar me ligj për personat me aftësi të kufizuara, por nuk duhet keqpërdorur.
I pyetur nëse personat që nuk dinë shkrim-lexim kanë të drejtë asistence, ai tha se kanë të drejtë të udhëzohen se si të votojnë, por nuk mund t’iu ofrohet ndihmë në kabinën e votimit.
“Në procesin e deri me tashëm kemi pasur disa ankesa për votimin me asistencë. Duhet të sqarojmë se votimi me asistencë për personat me aftësi të kufizuara ata që nuk mund ta mbush dhe ta hedhin flet votimin është i garantuar me ligjin dhe rregulloret e KQZ-se, kjo nuk nënkupton që në kuadër të kësaj të drejt të abuzohet dhe në këtë kategori të tentojnë të hyjnë persona që nuk kanë aftësi të kufizuar,” tha Radoniqi.
Ai shtoi se për të shmangur keqpërdorimet, rregullorja e KQZ-së kërkon që aftësia e kufizuar e votuesit të dëshmohet me dokument përkatës.
“Sipas rregullores së KQZ-se për shkak të ndonjë keqpërdorimi është vendosur që aftësia e kufizuar e votuesit të dëshmohet përmes dokumentit përkatës,” theksoi Radoniqi.
Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 21 për qind e votuesve në 18 komunat.
Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore me rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, dalja është më e ulët, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi./Lajmi.net/