Radoniqi shkon personalisht në Slloveni për ta “mbikëqyrë” procesin e shtypjes së fletëvotimeve në “Cetis”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar shtypja e fletëvotimeve në shtypshkronjën “Cetis” në Celje të Sllovenisë. KQZ ka treguar se në procesin e mbikëqyrjes së shtypjes së fletëvotimeve do të përfshihen të gjithë anëtarët e KQZ-së, deri në përfundim të procesit. Në Celje të Sllovenisë ka qëndruar edhe vetë kreu i…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar shtypja e fletëvotimeve në shtypshkronjën “Cetis” në Celje të Sllovenisë.
KQZ ka treguar se në procesin e mbikëqyrjes së shtypjes së fletëvotimeve do të përfshihen të gjithë anëtarët e KQZ-së, deri në përfundim të procesit.
Në Celje të Sllovenisë ka qëndruar edhe vetë kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
“Fillimisht, procesi i shtypjes së fletëvotimeve është mbikëqyrur nga anëtarët Ilir Gashi, Sami Hamiti, Muharrem Nitaj, Violeta Salihu, ndërsa më pas mbikëqyrja është vazhduar nga Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtari Alban Krasniqi. Gjatë ditëve në vijim, fazat përmbyllëse të këtij procesi do të mbikëqyren edhe nga anëtarët e tjerë të KQZ-së Stefan Filipović, Delvir Tairi dhe Shukrije Stolla. Pjesë e këtyre ekipeve janë edhe zyrtarë të Sekretariatit të KQZ-së”, njofton KQZ.
KQZ njofton se fletëvotimet përmbajnë elemente të avancuara të sigurisë, të cilat garantojnë autenticitetin dhe mbrojtjen e tyre nga kopjimi apo falsifikimi, në përputhje me standardet e përcaktuara nga KQZ.