Radoiçiq: Populli serb nuk do të lejojë që komunat e tyre të udhëhiqen nga ata që kanë fituar një ose dy për qind të votave
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka falënderuar popullin serb nga Leposaviqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Zubina Potokut për patriotizmin, dinjitetin, nderin dhe unitetin e tij në emër të tij dhe në emër të Listës Serbe. Sipas tij, “serbët nuk do të lejojnë të udhëhiqen nga ata që mendojnë se me një apo dy…
Lajme
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka falënderuar popullin serb nga Leposaviqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Zubina Potokut për patriotizmin, dinjitetin, nderin dhe unitetin e tij në emër të tij dhe në emër të Listës Serbe.
Sipas tij, “serbët nuk do të lejojnë të udhëhiqen nga ata që mendojnë se me një apo dy për qind të votave mund të udhëheqin në veri”.
“Atyre që mendojnë se me një apo dy për qind të votave mund t’i udhëheqin komunat në veri, më duhet t’u them se populli serb kurrë nuk do t’ua lejojë këtë”, tha Radojiçiq.
Më tutje, Radoiçiq ka thënë se së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta vazhdojnë luftën për të ruajtur paqen dhe të drejtën e serbëve për të jetuar jetën e tyre.
“Shpresoj se të gjithë e kanë kuptuar mesazhin e qartë që e ka dërguar sot populli serb nga veriu i Kosovë. Rroftë Serbia!” – ka thënë Radoiçiq./Lajmi.net/