Radioterapia ‘shtypë’ aftësinë natyrale të trupit për të luftuar kancerin

Radioterapia është një vegël e rëndësishme për të luftuar tumoret e lëkurës – por mund të bëhet edhe më e keqe se vetë kanceri për disa pacientë, paralajmëron një hulumtim i ri.

Lifestyle

08/09/2015 10:09

Doktorët tani janë duke u urdhëruar që të mos e përdorin këtë metodë në trajtime të lëkurës ku tumori është në zona më të gjera të saj, pasi që studimi gjeti se ajo mund të sulmojë sistemin imun.

Hulumtuesit gjetën se qeliza të caktuara me tumor mund t’i rezistojnë efekteve të trajtimit. Këto qeliza pasi i futen rrezatimit zgjerojnë krijimin e qelizave të tjera të cilat shtypin përgjigjen imune të trupit, transmeton Lajmi.net.

Më pas, pas trajtimit me radioterapi, qelizat kanceroze të cilat i mbijetojnë rrezatimit janë në gjendje që të shumohen, pretendojnë autorët e studimit nga Nju Jorku.

Hulumtimet e mëparshme patën gjetur se kimioterapia dhe radioterapia mund të shkatërrojnë sistemin imun duke shkaktuar një rënie të madhe të qelizave të bardha të gjakut.