Radiosinjali misterioz që shkencëtarët nuk mund ta shpjegojnë, nis hetimin për të gjetur alienët

Shkencëtarët akoma nuk e kanë zbërthyer sinjalin dhe nuk kanë gjetur vendndodhjen.

Fun

22/12/2020 15:13

Astronomët janë duke hetuar një radiosinjal misterioz që kanë pranuar nga ylli Proxima Centauri, që është ylli më i afërt me diellin, raporton “Independent”.

Sinjali është kapur në prill dhe maj të vitit 2019, por shkencëtarët nuk kanë gjetur asnjë burim në tokë prej të cilit mund t kishte ardhur, transmeton lajmi.net.

Frekuenca ishte 980MHz, dhe shumë e ngushtë, me ndryshime në frekuencë që ishin konsistente me lëvizjen e planetit.

Shkencëtarët janë duke përgatitur një studim që do të publikohet në vitin 2021, dhe ata besojnë se me gjasë, nuk është dërguar nga alienët.

Ai sinjal nuk është shfaqur më asnjëherë që prej vitit të kaluar. Shkencëtarët do të bëjnë edhe disa kontrolla që nuk i kanë bërë deri më tani në sinjal, për të kuptuar se prej ku saktësisht ka ardhur sinjali.

Proxima Centauri është fokusi i hetimit pasi që ka të paktën dy planetë që orbitojnë rreth tij, dhe njëri prej tyre ka masë 1.17 herë më të madhe se Toka, dhe ka kushte të përshtatshme për zhvillimin e jetës.

Por një astronom thotë se kjo mund të ketë qenë e shkaktuar nga njerëzit. Ai thotë se nëse p.sh. një radiosinjal lëshohet nga një telefon, ai nuk shkon direkt në një telefon tjetër por në satelitë që e drejtojnë atë.

Pra ai mendon se gjasat që ky mund të ketë qenë një sinjal i shkaktuar nga njerëzit janë 99.9%. /Lajmi.net/