Radha e Kadri Veselit, deklarohet Prokurori: Thaçi dhe Veseli ishin të përfshirë në emërimin e komandantëve të UÇK-së

Prokurori Special, Mathew Howling ka përfunduar deklarimin e tij në lidhje me Hashim Thaçin. Pas kësaj, ai deklaroi se është radha për Kadri Veselin. Howling e prezantoi atë edhe me nofkën “Luli”. Ai ka theksuar se Kadri Veseli ka pasur rol në emërimet në Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton lajmi.net. “Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi…

Lajme

10/02/2026 10:37

Prokurori Special, Mathew Howling ka përfunduar deklarimin e tij në lidhje me Hashim Thaçin.

Pas kësaj, ai deklaroi se është radha për Kadri Veselin.

Howling e prezantoi atë edhe me nofkën “Luli”.

Ai ka theksuar se Kadri Veseli ka pasur rol në emërimet në Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi ishin të përfshirë në emërimet e komandantëve”,deklaroi Prokurori.

“Ne e dimë që në fillim fare do të duhej që t’i kushtojmë kujdes kur bëhet vlerësimi i argumenteve të mbrojtjes së Veselit dhe të gjitha ekipet e mbrojtjes kur ata flasin për provat e paverifikuar. Qëndrimi ynë është që në këtë çështje s’është e nevojshëm të mbështetemi vetëm në ndonjë deklaratat të dëshmitarit ku të akuzuarit s’kanë pasur mundësi të marrin në pyetje dëshmitarët. Shumë aspekte të përgjegjësisë individuale të Kadri Veselit janë diskutuar tanimë. Kemi diskutuar me anëtarë te Inteligjencës që ai ka pasur në përgjegjësinë e tij gjatë luftës dhe përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në krime”

“Metoda e tyre ishte që ata para se të hiqnin dikë nga skena e akuzonin si bashkëpunëtorë dhe kështu me radhë. Dëshmitari shtoi se ata që nuk respektonin Lëvizjen Popullore të Kosovës do të vuanin pasojat përkatëse. Kjo ishte situata dhe kështu ndodhte”,vazhdon Prokurori. Emrush Xhemajli shpjegon se LPK-ja ka prodhuar e ka bërë një punë prej katër volumesh për strategjinë dhe taktikat. Ballinat dhe faqet kryesore janë pjesë e provave gjyqësore. Në volumin një mbulohet puna që ka bërë dega kundër zbulimit të LPK-së. Askush s’duhet të mendojë se kriminelët do të mbetën të pazbuluar e se do t’i kursejmë ata. Hetimet kryhen po ashtu në atë element e qëllimi është që të zbulohen tradhtarët e kamufluar dhe spiunët”.

“Liridon Kosova është një tjetër shembull i të njëjtave metoda në materiale, si prova P075 dhe që kemi dëgjuar nga dëshmitarë të tillë apo çfarë i ka thënë Sokol Bashota TPN-ës. Mbrojtja e Veselit mbështete në papajtueshmëri të Liridon Kosovës, por kjo nuk ndryshon deklaratën e Emrush Xhemajlit në lidhje me ekzistencën e mbledhjen e detyrave e dëshmive.

Siç tha prokurori Howling, Veseli ishte pjesë e vendimit për emërimin e personave, që sipas Howling, mbikëqyrën operacionet e torturës.

Prokurori tha se në provat që sipas tyre ishin paraqitur bëhet e ditur se Veseli “nuk është jashtë vendit në këto raste, apo i shkëputur nga këto ngjarje por është pjesë e vendimit që ka vendosur këto persona për të mbikëqyrur operacionet e torturës”.

“Z.Triger u tregoi shenjat. Tani dua t’i kthehem dy viktimave në Drenoc që janë diskutuar edhe më përpara, por kërkojë kalohet në seancë private deri në 10 minuta”,shtoi ai./Lajmi.net/