Qyteti më i shtrenjtë në botë
Londra është qyteti më i shtrenjtë në botë, me qiranë, karburantin, kafenë, dhe gjëra tjera që ia kalojnë qyteteve metropolitane si New Yorku, Parisi e Sydney. Ky përfundim është nxjerrë nga studimet e fundit, ku ndër të tjera, çdo send ushqimor i përditshmërisë sonë, akomodiv dhe udhëtime, janë më të shtrenjtat në kryeqytetin anglez. Në…
Lifestyle
Londra është qyteti më i shtrenjtë në botë, me qiranë, karburantin, kafenë, dhe gjëra tjera që ia kalojnë qyteteve metropolitane si New Yorku, Parisi e Sydney.
Ky përfundim është nxjerrë nga studimet e fundit, ku ndër të tjera, çdo send ushqimor i përditshmërisë sonë, akomodiv dhe udhëtime, janë më të shtrenjtat në kryeqytetin anglez.
Në të njëjtën kohë, anglezët marrin mijëra funte më pak që kur David Cameron u bë Kryeministër në vitin 2010. Studimi erdhi nga ekspertët e Expatistan.com, të cilët e nxorën raportin pasi morën informata nga afro 20,000 njerëz në tërë botën, për ta kalkuluar mesataren e çmimeve në 1,600 qytete.
Për shembull, karburanti në Londër është dyfish më i shtrenjtë sesa në SHBA, ndërsa qiraja është 62% më e lartë se në Zelandën e Re.
Kafeja është pothuajse tri herë më e lirë në Romë sesa në kryeqytetin anglez. Ushqimet, elektronika dhe argëtimet, janë më të kushtueshmet, duke e bërë jetën në Londër shumë të shtrenjtë.