Qytetari shqyen fletëvotimin në Prizren, nuk u lejua të asistoj bashkëshorten – shoqërohet në Polici

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në një qendër votimi në Prizren, konkretisht në shkollën “Mustafa Bakija”, ku një qytetar i moshuar ka dëmtuar fletëvotimin gjatë procesit të votimit. Reagimi i qytetarit ka ardhur pasi komisioni zgjedhor nuk i ka lejuar atij që të asistojë bashkëshorten e tij gjatë votimit, çka ka shkaktuar revoltën…

Lajme

28/12/2025 14:47

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në një qendër votimi në Prizren, konkretisht në shkollën “Mustafa Bakija”, ku një qytetar i moshuar ka dëmtuar fletëvotimin gjatë procesit të votimit.

Reagimi i qytetarit ka ardhur pasi komisioni zgjedhor nuk i ka lejuar atij që të asistojë bashkëshorten e tij gjatë votimit, çka ka shkaktuar revoltën e tij.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se njësitet policore kanë reaguar menjëherë për të menaxhuar situatën.

“Qytetari është shoqëruar në stacion policor dhe aktualisht po intervistohet. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit do të vendosen hapat e mëtejmë ligjorë,” ka deklaruar Bytyqi për lajmi.net.

Sipas Policisë, gjendja në qendrën e votimit është stabilizuar dhe procesi zgjedhor po vazhdon pa pengesa./lajmi.net/