Qytetari nga Shtimja e kthen në stacion policor një portfol me para të cilin e gjeti në qendër tregtare
Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në një qendër tregtare në fshatin Koshare. Me këtë rast qytetari H.Bungu e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Shtime. “Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i M.B nga Shtimja. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin.…

Lajme
Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në një qendër tregtare në fshatin Koshare.
Me këtë rast qytetari H.Bungu e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Shtime.
“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i M.B nga Shtimja. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 233 euro dhe 1 dollar iu kthyen asaj me procesverbal”,thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur mirënjohje për qytetarin që e ktheu portofolin në stacion policor./Lajmi.net/