Qytetari nga Shtimja dorëzon në Polici kuletën q♪ë e gjeti në rrugë, i dorëzohet pronarit
Një qytetar nga Shtimja ka gjetur portofolin me para dhe dokumente dhe ia ka dorëzuar Policisë. A.Hysenaj nga fshati Petrovë i Shtimes, ka dorëzuar portofolin ku ka gjetur shumën prej 150 frangash zvicerane dhe 105 eurosh si dhe dokumente identifikimi. “Pas veprimeve dhe verifikimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është arritur të identifikohet pronari i…
Lajme
Një qytetar nga Shtimja ka gjetur portofolin me para dhe dokumente dhe ia ka dorëzuar Policisë.
A.Hysenaj nga fshati Petrovë i Shtimes, ka dorëzuar portofolin ku ka gjetur shumën prej 150 frangash zvicerane dhe 105 eurosh si dhe dokumente identifikimi.
“Pas veprimeve dhe verifikimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është arritur të identifikohet pronari i portofolit të humbur, A.G. (69 vjeç) nga Shtimja. Në prani të zyrtarëve policorë, pronarit i janë kthyer dokumentet personale, si dhe paratë e gjetura në vlerë prej 150 frangash zvicerane dhe 105 eurosh. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj vlerëson lart veprimin e qytetarit A. Hysenaj, i cili me ndershmëri dhe përgjegjësi ka dorëzuar sendet e gjetura, duke dhënë një shembull të qytetarisë dhe bashkëpunimit me policinë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: