Qytetari nga Rahoveci plagosi veten me armë, detaje nga rasti

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mashkull ka kërkuar trajtim mjekësor në QKMF pasi i njëjti dyshohet se ishte vet plagosur me armë në këmbë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gas) , një karikator pa fishekë, një karikator me dy…

Lajme

07/01/2026 09:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mashkull ka kërkuar trajtim mjekësor në QKMF pasi i njëjti dyshohet se ishte vet plagosur me armë në këmbë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gas) , një karikator pa fishekë, një karikator me dy fishekë me gas, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor./Lajmi.net/