​Qytetari në Shtime dorëzon në polici një portofol me dokumente e para

Sot, rreth orës 14:35, qytetari me inicialet G. Z. (25) nga fshati Davidoc dorëzoi në stacionin policor një portofol që kishte gjetur në Shtime. Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë në Shtime, u konstatua se në portofol ndodheshin 160 euro dhe dokumente personale. Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i presonit me inicialet…

Lajme

09/05/2025 16:38

Sot, rreth orës 14:35, qytetari me inicialet G. Z. (25) nga fshati Davidoc dorëzoi në stacionin policor një portofol që kishte gjetur në Shtime.

Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë në Shtime, u konstatua se në portofol ndodheshin 160 euro dhe dokumente personale.

Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i presonit me inicialet B.F. nga Shtime. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin G.Z., duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.