Qytetari në Lipjan e dorëzon në Polici kuletën 1200 euro që e gjeti në rrugë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka gjetur një kuletë në rrugë dhe e ka dorëzuar në stacionin policor të Lipjanit. “Sot rreth orës 10:30 në stacionin policor të Lipjanit,  një qytetar ka dorëzuar një portofol (i gjetur në rrugë), ku kishte dokumente personale dhe një shumë të parave,  të cilat i janë…

Lajme

22/08/2024 16:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka gjetur një kuletë në rrugë dhe e ka dorëzuar në stacionin policor të Lipjanit.

“Sot rreth orës 10:30 në stacionin policor të Lipjanit,  një qytetar ka dorëzuar një portofol (i gjetur në rrugë), ku kishte dokumente personale dhe një shumë të parave,  të cilat i janë kthyer pronarit“, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Policia ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm. /Lajmi.net/