Qytetari feston pas anulimit të konferencës së Trendafilovës
Anulimi i takimit dhe konferencës për media të kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, është pritur me festë nga një qytetar. Me muzikë dhe me simbole të flamurit kuq e zi, ai shprehu emocionet dhe gëzimin e tij për anulimin e aktivitetit të planifikuar nga zyrtarja e lartë e Gjykatës Speciale. Ngjarja…

Lajme
Anulimi i takimit dhe konferencës për media të kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, është pritur me festë nga një qytetar.
Me muzikë dhe me simbole të flamurit kuq e zi, ai shprehu emocionet dhe gëzimin e tij për anulimin e aktivitetit të planifikuar nga zyrtarja e lartë e Gjykatës Speciale.
Ngjarja vjen pas kundërshtimeve nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), të cilët kishin paralajmëruar mospranim për vizitën e Trendafilovës.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi para mediave se anulimi i konferencës është rezultat i reagimeve të tyre.
“Trendafilova e ka anulu takimin dhe nuk ka konferencë për shtyp. Besoj dhe shpresoj që qëllimi ynë është arritur. Këto janë informacionet tona, ajo mund të jetë brenda”, tha Gucati.