Qytetari dorëzon në polici portofolin e gjetur me para, Policia e falënderon
Në stacionin policor në Prizren një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur në pikën kufitare në Vërmicë. Në portofol kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej 530 euro dhe 1 dollar amerikan. Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte…
Lajme
Në stacionin policor në Prizren një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur në pikën kufitare në Vërmicë.
Në portofol kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej 530 euro dhe 1 dollar amerikan.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.
“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovë”./Lajmi.net/