​Qytetari dorëzon në polici një portofol të gjetur me para dhe dokumente në Han të Elezit

Një qytetar nga Hani i Elezit raportohet të ketë gjetur një portofol me dokumente dhe para. Rreth orës 18:30, qytetari H.Mici ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytetin e Hanit të Elezit dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacion policor. “Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, u konstatua se…

Lajme

17/04/2025 08:54

Një qytetar nga Hani i Elezit raportohet të ketë gjetur një portofol me dokumente dhe para.

Rreth orës 18:30, qytetari H.Mici ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytetin e Hanit të Elezit dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacion policor.

“Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, u konstatua se portofoli i përkiste shtetasit të Republikës së Shqipërisë, R. Sh., 51 vjeç. Policia ka kontaktuar pronarin, i cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka marrë portofolin. Me procesverbal zyrtar, atij iu dorëzuan dokumentet personale, një shumë prej 865 eurosh dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut”,thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Mici./Lajmi.net/