Qytetarët që udhëtojnë nga Aeroporti i Prishtinës tash e tutje duhet të plotësojnë edhe formularët

Lajme

23/01/2022 16:33

Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës, “Adem Jashari” ka njoftuar të gjithë udhëtarët që duhet të plotësojnë formularët e kërkuar nga shtetet ku udhëtojnë.

Në njoftimin e aeroportit thuhet se udhëtarët të cilët nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të mund të pranohen për udhëtim, transmeton lajmi.net.

Poashtu është thënë se sa i përket dokumenteve shtesë dhe rregullave të udhëtimit, duhet të referohen në ueb-faqet e ambasadave dhe në njoftimet e fundit nga Qeveria e Kosovës.

Postimi i plotë:

Njoftim i rëndësishëm !!!
Lusim të gjithë udhëtarët, që para paraqitjes në ANP ‘Adem Jashari’ të plotësojnë formularët e kërkuar nga shtetet ku udhëtojnë. Udhëtarët që nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të pranohen për udhëtim.
Këta formularë,mund t’i gjeni në web faqen e aeroportit www.limakkosovo.aero, në linqet e vendosura më poshtë dhe poashtu QR kodet për shkarkim të formularëve, janë edhe në tabelat e vendosura jashtë dhe brenda terminalit të aeroportit.
Sa i përket dokumenteve shtesë dhe rregullave të udhëtimit, ju lusim që t’i referoheni ueb faqeve të ambasadave në Kosovë, për informacion shtesë.
Për hyrje në Republikën e Kosovës ju lusim që t’i referoheni vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës:
https://kryeministri.rks-gov.net/…/Vendimet-e-mbledhjes…
Mëposhtë gjeni linqet për shkarkim të formularëve:
Gjermani
https://www.einreiseanmeldung.de/#/
Zvicer
https://swissplf.admin.ch/formular
Belgjikë
https://travel.info-coronavirus.be/public-health…
Turqi
https://register.health.gov.tr/
Angli
https://www.gov.uk/provide-journey-contact-details-before…
Austri
https://entry.ptc.gv.at/en.html
Norvegji
https://reg.entrynorway.no/./Lajmi.net/