Qytetarët pa shpresa për liberalizim të vizave
Rekomandimi për liberalizim të vizave për Kosovën pati gëzuar të gjithë, por tani gati dy muaj pas marrjes së rekomandimit, institucionet e Kosovës janë heshtur, kurse, qytetarët i kanë të pakta shpresat që ky liberalizim të ndodh së shpejti, madje edhe në këtë vit.
Lajme
Kushtet e Bashkimit Evropian për demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsioni, të cilat shteti jonë duhet t’i plotësojë janë shqetësim për qytetarët, sidomos demarkacioni, të cilin ende nuk e kanë vendet që lëvizin pa viza. Ata të cilët i intervistoi KosovaPress u shprehën pesimist se së shpejti do të lëvizin pa viza brenda Evropës.

I pa shpresë se liberalizimi do të ndodh në këtë vit, u shprehë edhe Islam Ajeti, i cili këtë zvarritje të këtij procesi e konsideroi padrejtësi.
“Kur vetëm për një shtet, kjo më duket vetëm, për Kosovës është demarkacioni. Mendimi im është se janë rregulla. Sikur të kishte qenë nëpër të gjitha shtete e tjera në rregull, por sipas punës që e bëhet nuk e meritojmë as… Është dashtë më herët. Ne po presim gjithqysh, besojmë që do të ndodhë, por vështirë është edhe në këtë vit, sipas rrethanave, kërkesave të BE-së, është shumë vështirë të bëhet… Është dashtë jo me punuar më shumë, por me i eliminu shumë gjëra që ata i kërkojnë. Ne e fillojmë një aksion dhe e ndalim, ata në njëfarë mënyre i dinë gjerat më mirë se ne. Çdo proces që fillon duhet të shkojë deri në fund… Është shumë padrejtësi, por padrejtësia është këtu brenda, nuk bëhet nga jashtë sepse po t’i kishin përfundua ne detyrat e shtëpisë, të kishim punua nuk kishte me ardh puna kështu. Një rini që e ka Kosova nuk i meritonkëto sene”, tha ai.

Shpresat që qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza brenda këtij viti i ka humbur edhe Skender Syla. Sipas tij, Kosova duhet të m arrë dritën e gjelbër për lëvizje të lirë sa më shpejtë në mënyrë që qytetarët të shohin se ku janë.
“Padrejtësi shumë e madhe është dhe me më pas ndëgju mua shumë shpejt e kisha bë, sepse shumica e qytetarëve të Kosovës, shumica e të rinjve mundet me dalë të shohin ku janë, çka munden të bëjnë, sa kanë të drejtë qëndrimi, në përgjithësi të rinjtë e Kosovë munden t’i shohin t’i gjitha gjërat se ku jemi… Për vete nuk kam shpresa shumë të mëdha, po shihen senet, jo në këtë vit e jo në këtë verë, veç InshaAllah bëhen e dalin rinia e shohin ku janë, çka janë e tek janë”, tha ai.

Fajin pse kosovarëve po u shtyhet koha kur do të udhëtojnë pa viza, sipas Pajazit Halimi e mbajnë udhëheqësit e vendit që nuk po interesohen aq sa duhet për këtë proces.
“Jo, mendimet e mia që jo sepse kemi shumë korrupsion, hajni të madhe, secili që po hipë vetëm hajni të madhe po bënë, këtyre nuk po u intereson për liberalizim të vizave. Ata po flasin në fillim liberalizmin, por po iu interesin vetëm më hipë… BE-ja ka dashtë me na ndihmua, por nuk kemi njerëz ne. Ata njerëz që duhet të jenë në pozita, të rinjtë janë të shkolluar dhe nuk çojnë”, tha ai.

Për qytetarin Zahir Ismajli, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të ndodh edhe dhjetë vjet. Sipas tij, mos liberalizimi i vizave ende, nuk është padrejtësi, pasi qytetarët e Kosovës nuk kanë kushte për të udhëtuar në Evropë.
“Edhe me u bë liberalizmi njerëzit nuk kanë pare me shku në Prizren e le më në gjermani apo diku, nuk kanë rinia pare. Mundohen të bëjnë diçka atje, por prapëtë gjithë i kthejnë… Nuk është padrejtësi. Nuk kemi ende kushte ne me shku në Evropë, nuk jemi civilizua ende me shku në Evropë. Ne vetëm mundemi me shku në Evropë me fjet nëpër stacione të trenave… Jo, nuk ka shansa Kosova edhe nja dhjetë vjet me dalë nëpër Evropë’, tha ai.
Ndërkaq, deri më tani institucionet e vendit ende nuk kanë dalë me një datë të saktë kur kosovarët do të kenë mundësi të lëvizin pa viza. KosovaPress ka provuar disa herë që të komunikojnë me Ministrinë e Integrimeve dhe atë të Punëve të Jashtme në lidhje me këtë proces, por ka qenë e pamundur që më merret një përgjigje. /Kp