Qytetarët në veri shfrytëzojnë kohën e mbetur për të votuar
Në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës, qytetarët po vazhdojnë të shkojnë drejt qendrave të votimit, ndonëse deri në mbylljen e tyre kanë mbetur më pak se gjysmë ore. Pas më shumë se dy vjetësh, pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, po zgjedhin sërish përfaqësuesit e tyre, pasi…

Lajme
Në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës, qytetarët po vazhdojnë të shkojnë drejt qendrave të votimit, ndonëse deri në mbylljen e tyre kanë mbetur më pak se gjysmë ore.
Pas më shumë se dy vjetësh, pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, po zgjedhin sërish përfaqësuesit e tyre, pasi kishin bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit 2023 dhe votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në prill 2024.
Sipas KQZ-së, dalja në Zubin Potok deri në orën 18:00 është 58.03 për qind.