“Qytetarët më të varfër, po i paguajnë faturat më të shtrenjta”- Më 2015 VV-ja bënte thirrje për protestë, tani në Qeveri s’u dëgjohet zëri

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka njoftuar edhe zyrtarisht se është marrë vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. ZRRE ani pse nuk dha detaje në mbledhje, përmes një komunikate për media tashmë ka njoftuar se faturat e rrymës në Kosovë shtrenjtohet prej 16%. Kësisoj qytetarëve do t’u vështirësohet edhe më tepër…

Lajme

11/04/2025 13:38

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka njoftuar edhe zyrtarisht se është marrë vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

ZRRE ani pse nuk dha detaje në mbledhje, përmes një komunikate për media tashmë ka njoftuar se faturat e rrymës në Kosovë shtrenjtohet prej 16%.

Kësisoj qytetarëve do t’u vështirësohet edhe më tepër jetesa- duke pasur parasysh çmimet tejet të larta me të cilat po përballen çdo ditë.

E në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe me rritjen e çmimit të rrymës nga Qeveria e Kosovës nuk është se ka pasur ndonjë reagim.

Madje nga ministria e Ekonomisë patën deklaruar se i takon ZRRE-së të vendosë për këtë çështje.

E pikërisht Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti dikur bënin thirrje e organizime për protesta të shumta në kuadër të rritjeve të çmimit të rrymës.

Vite më parë Lëvizja Vetëvendosje ftonte qytetarët që të protestonin për të kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës- që tanimë është bërë ekstrem i lartë.

“Mjerimi në Kosovë po rritet, por veprimet e programeve qeverisës nuk na japin shpresë për zbutjen e varfërisë. Për njerëzit e thjeshtë është bërë shumë e vështirë. Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike”,thuhej asokohe nga Vetëvendosje.

Pikërisht Vetëvendosje tani po e lë çmimin e rrymës të jetë krejtësisht i papërballueshëm për qytetarët./Lajmi.net/