Qytetarët ftohen të kenë kujdes me mesazhet mashtruese për gjobat në trafik

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve e mesazheve, të cilat përmbajnë linqe (vegëza) mashtruese, me gjoba fiktive në trafik. Këtë paralajmërim, ky institucion e ka bërë përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, teksa thonë se SMS…

Lajme

30/07/2025 16:29

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve e mesazheve, të cilat përmbajnë linqe (vegëza) mashtruese, me gjoba fiktive në trafik.

Këtë paralajmërim, ky institucion e ka bërë përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, teksa thonë se SMS të tillë dërgohen nga numra jashtë Kosovës.

“Me qëllim të informimit të publikut të gjerë, ju lusim të jeni të vëmendshëm të mos bini pre e mashtrimeve përmes SMS të cilët përmbajnë URL mashtruese duke pretenduar se automjeti juaj është regjistruar nga pajisjet e sigurisë dhe ku pretendohet se ju duhet të paguani gjobën në trafik. SMS të tillë dërgohen nga numra që janë jashtë Kosovës dhe përmbajnë URL të shkurtra”, thuhet në njoftimin e KOS-CERT.

Tutje në njoftim, qytetarët luten që të mos klikojnë në URL që vijnë përmes mesazheve të tilla. Ky institucion thotë se në asnjë rast nuk dërgohen SMS mesazhe ku kërkohet pagesa e gjobave në trafik.

“Secili që pranon SMS të tillë ti adresoni në emalin [email protected] me qellim të marrjes së masave për bllokim dhe hetim”, tha KOS-CERT.