Qytetarët e Vushtrrisë të kënaqur me punën e Ferit Idrizit, sfidë migrimi i të rinjve

Qyteti i Vushtrrisë udhëhiqet nga Ferit Idriqi i PDK-së. Qytetarët atje duket se janë mjaftë të kënaqur me punën e tij. Lajmi.net ka qëndruar në Vushtrri për të marrë mendimet e tyre, ku shumica prej tyre kanë thënë se e kanë një kryetar punëtorë. Një qytetar ka thënë se janë të kënaqur pasi i ka…

Lajme

03/10/2023 11:32

Qyteti i Vushtrrisë udhëhiqet nga Ferit Idriqi i PDK-së. Qytetarët atje duket se janë mjaftë të kënaqur me punën e tij.

Lajmi.net ka qëndruar në Vushtrri për të marrë mendimet e tyre, ku shumica prej tyre kanë thënë se e kanë një kryetar punëtorë.

Një qytetar ka thënë se janë të kënaqur pasi i ka rregulluar rrugët e bankinën e qytetit.

“Jena shumë të kënaqur, e ka ndreq bankinën i ka ndreq rrugët”, ka thënë ai.

Një qytetar tjetër ka thënë se se ka punuar shumë, por duhet që ndërrmiret diçka që të hiqet bërlloku e të gjendet zgjidhja për qentë endacak.

“Po shumë, tana është duke i ba, është duke i hidis shumë mirë. Me ba ma mirë bërllokun me hek prej rrugëve, qeta qenë na ka lodhë”, u shpreh ai.

Një qytetar tjetër ka thënë se prej se e ka marr pushtetin, Ferit Idrizi, vërehet ndryshimi nga qeverisja paraprake.

“Jemi shumë të kënaqur, ka pak ndryshim”, ka thënë ai për Lajmi.net.

Ndërsa qytetarët poashtu u shprehën të shqetësuar për migrimin e qytetarëve duke thënë se sidomos të rinjtë nuk po shohin perspektivë në Kosovë. /Lajmi.net/