Qytetarët e mllefosur nga rritja e çmimeve në këtë muaj të Ramazanit
Në qese ka bukë e patate. Por, për produkte që bleu për iftar, ky qytetar thotë që pagoi më shumë se zakonisht. Prishtinasi ankesat për çmime nuk i ka vetëm në këto artikuj në Tregun e Gjelbër të Prishtinës. “300% gjithkun janë rritë, jo vetëm këtu në marketa ka më shumë. Qe bukën bajat 60…

Lajme
Në qese ka bukë e patate.
Por, për produkte që bleu për iftar, ky qytetar thotë që pagoi më shumë se zakonisht.
Prishtinasi ankesat për çmime nuk i ka vetëm në këto artikuj në Tregun e Gjelbër të Prishtinës.
“300% gjithkun janë rritë, jo vetëm këtu në marketa ka më shumë. Qe bukën bajat 60 cent, a 30 cent krejt çmimet janë rrit qind për qind 200 %”, ka deklaruar një qytetar.
Këto çmime po paraqesin goxha problem edhe për pensionistët, sidomos në këtë muaj të ramazanit.
“Sigurisht se po, ka dallim e ai me sy shihet, vetëm inshaAllah, Zoti na ndihmon se me pension boll vështirë, por po duhet me u harrnua diqysh.00:26-00:42Ka pasur në të kaluarën herë herë, vec sidomos tash. Veç edhe po e lypim edhe çmimet edhe krejt si është Qeveria i kemi edhe çmimet se nuk ka kush i kontrollon”, ka deklaruar qytetari, Vehbi Gashi.
Por dikush po e arsyeton këtë ngritje.
“Çmimet janë rrit pak por jo shumë. Por kryesorja janë të gjitha të mirat çka duhen janë, me domate me tranguj me sallata, me kep , me lakra të reja krejt të freskëta super. Me rëndësi është që ka boll, ata që kanë mundësi blejnë më shumë e ata që nuk kanë mundësi blejnë më pak, e kryesorja është mirë shumë”, ka pohuar Bajram Mehija – qytetar.
Se çmimet janë ngritur në këtë fillim të muajit të Ramazanit e pranojnë edhe vet tregtarët.
“Kërkesa tash ka se është Ramazani, ka kërkesa shumë, edhe çmimet janë rrit shumë disa artikuj shumica që vijnë nga jashtë janë rritë çmimet e tyre shumë.00:41-00:47Më së shumti, specat, domatja, trangujt e lakra”, ka deklaruar tregtari, Patriot Maqestena.
Nga shoqata e konsumatorëve, Selatin Kaçaniku thonë se janë ankuar tash e disa kohe për ngritjen e vazhdueshme të çmimeve ne produktet ushqimore.
“Ne e kemi një valë të protestave për çmimet e ngritura që organizatorët po e quajnë bojkot, dhe që është një fushatë një aktivitet kundër çmimeve të abuzuara, kundër çmimeve spekulative, kundër çmimeve që janë rritur pa arsye, e çmime të tilla kemi një mori. E në vazhdimisht jemi ankuar këto ankesa figurojnë vite e dekada me radhë”.
Ndërkohë në Kosovë me datën 10 shkurt janë bojkotuar maketet në shenjë pakënaqësie ndaj çmimeve të larta./teve1