Qytetarët e Grazhdanikut të Prizrenit që 4 ditë pa rrymë, nuk dihet kur mund të rregullohet problemi
Tash e katër ditë, qytetarët e fshatit Grazhdanik të Prizrenit, një lagje në fshatin Kobaj dhe mbi 20 shtëpi të lidhura me trafon e fshatit Grazhdanik nuk kanë energji elektrike. Kështu ka thënë kryetari i bashkësisë lokale të asaj ane, Shukri Quni. Ai ka thënë se për shkak të mungesës së energjisë, edhe shumë ushqime…

Lajme
Tash e katër ditë, qytetarët e fshatit Grazhdanik të Prizrenit, një lagje në fshatin Kobaj dhe mbi 20 shtëpi të lidhura me trafon e fshatit Grazhdanik nuk kanë energji elektrike.
Kështu ka thënë kryetari i bashkësisë lokale të asaj ane, Shukri Quni.
Ai ka thënë se për shkak të mungesës së energjisë, edhe shumë ushqime janë prishur dhe hedhur në mbeturina.
“Fshati Grazhdanik, dhe një lagje e fshatit Kobaj që katër ditë pa rrymë! Po ashtu edhe mbi 20 shtëpi që janë të lidhura me trafon e fshatit Grazhdanik janë pa rrymë për katër ditë e katër netë! Ku është KED/CO? Me këtë temperaturë të lartë 35°C,në mesin muajit gusht…!?Viti 2025…katër ditë pa rrymë! Sa është kostoja e dëmeve ushqimore të cilat janë prishur e hedhur në mbeturina…?Kush i paguan këto dëme? Edhe sa ditë do të zgjatë ky terr? Sot në terr po festohet edhe Festa e Shën Florit dhe Laurit në fshatin Grazhdanik! E gëzofshi Festën e Shën Florit dhe Laurit, me lutje që të kemi dritë ,shëndet, fat e të mira!”, ka shkruar Quni në Facebook.
Lajmi.net ka dërguar pyetje tek KEDS në lidhje me këtë problematikë me të cilën po përballen qytetarët e Grazhdanikut, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Postimi i plotë i Qunit: