Qytetarët bllokojnë kamionetën e mbeturinave në Kodrën e Trimave, ankohen se bërlloku nuk po mblidhet
Banorët kanë vendosur ta ndalojnë automjetin me qëllim që të tërheqin vëmendjen e institucioneve dhe kompanisë private përgjegjëse për problemin me mbeturinat. Ata kanë ngritur shqetësime edhe për vetë automjetin që përdoret për këtë shërbim, duke pretenduar se kamioneta e caktuar për grumbullimin e mbeturinave nuk është e regjistruar. Në pjesën e pasme të automjetit,…
Lajme
Banorët kanë vendosur ta ndalojnë automjetin me qëllim që të tërheqin vëmendjen e institucioneve dhe kompanisë private përgjegjëse për problemin me mbeturinat.
Ata kanë ngritur shqetësime edhe për vetë automjetin që përdoret për këtë shërbim, duke pretenduar se kamioneta e caktuar për grumbullimin e mbeturinave nuk është e regjistruar. Në pjesën e pasme të automjetit, sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, nuk shihet një targë e plotë e regjistrimit.
Në fotografi shihen po ashtu kontejnerë të mbushur dhe qese me mbeturina të grumbulluara përreth tyre.
Qytetarët kërkojnë që grumbullimi i mbeturinave të bëhet rregullisht dhe institucionet përgjegjëse të reagojnë ndaj situatës së krijuar.
Përmes bllokimit të kamionetës, ata thonë se synojnë të tërheqin vëmendjen për problemin e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë.
Kamjoneta ka qëndruar e bllokuar rreth një orë, konkretisht derisa ka ardhur edhe një kamionët tjetër për t’i mbledhur mbeturinat e mbetura.
