Qytetarë të shumtë mblidhen para objektit të Policisë në Skenderaj, ku pritet të intervistohet Sami Lushtaku
Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur sot para objektit të policisë në Skenderaj, ku pritet të intervistohet Sami Lushtaku. Sipas pamjeve dhe informacioneve nga vendi i ngjarjes, qytetarët janë parë të grumbulluar në afërsi të stacionit policor, ndërsa situata deri më tani raportohet e qetë, raproton lajmi.net Kujtojmë se aktualisht Lushtaku është duke u…
Lajme
Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur sot para objektit të policisë në Skenderaj, ku pritet të intervistohet Sami Lushtaku.
Sipas pamjeve dhe informacioneve nga vendi i ngjarjes, qytetarët janë parë të grumbulluar në afërsi të stacionit policor, ndërsa situata deri më tani raportohet e qetë, raproton lajmi.net

Kujtojmë se aktualisht Lushtaku është duke u intervistuar nga policia e Kosovës për incidentin e djeshëm ku është raportuar se e ka rrahur fizikisht Hysni Mehanin e Lëvizjes Vetëvendosje./Lajmi.net/