Qytetarë të shumtë, kryetari Hyseni dhe ekipet e kërkimit bashkë me Policinë e FSK-në në kërkim të vogëlushit në Gjilan

Një vogëlush me emrin Alpi është zhdukur që nga ora 15:30, dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Shumë qytetarë, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni si dhe ekipet e kërkimit bashkë me njësitet e Policisë e FSK-së janë në kërkim të tij. Ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Lajmi.net është vazhdimisht në…

Lajme

27/04/2025 23:44

Një vogëlush me emrin Alpi është zhdukur që nga ora 15:30, dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Shumë qytetarë, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni si dhe ekipet e kërkimit bashkë me njësitet e Policisë e FSK-së janë në kërkim të tij.

Ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Lajmi.net është vazhdimisht në kontakt me ekipet e Kërkim-Shpëtimit dhe do t’iu mbaj të informuar në lidhje me rastin.

“Kush do që ka çfarë do informate për vend-ndodhjen e tij të lajmëroj menjëherë Policinë e Kosovës në Gjilan në nr. 192”, kanë ftuar nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/