Qytetarë të shumtë akuzojnë kompaninë turistike “Gmica Travel”, thonë se pagoi për hotel e qëndroi në “kasolle”
Disa qytetarë kanë adresuar problemet e tyre tek redaksia e lajmi.net, duke treguar eksperiencat e tyre jo fort të mira me kompaninë turistike “Gmica Travel”. Ata kanë thënë se ndonëse nisja në biletë shkruante në ora 23:00, autobusi në atë kohë veçse ishte rrugës por pa i njoftuar disa prej udhëtarëve. Gazetarja e lajmi.net, Fjolla…
Lajme
Disa qytetarë kanë adresuar problemet e tyre tek redaksia e lajmi.net, duke treguar eksperiencat e tyre jo fort të mira me kompaninë turistike “Gmica Travel”.
Ata kanë thënë se ndonëse nisja në biletë shkruante në ora 23:00, autobusi në atë kohë veçse ishte rrugës por pa i njoftuar disa prej udhëtarëve.
Gazetarja e lajmi.net, Fjolla Hyseni ka biseduar me një nga këta qytetar i cili ka thënë se edhe hoteli për të cilin kishin paguar bazuar në fotografi nuk ishte i njëjti, shkruan lajmi.net.
“E kemi pagu prapë biletën me një kompani tjetër e nuk na i kanë kthy paret, kur kemi shku te hoteli na kanë qu në do shpija si në kohë të luftës”, ka thënë një nga qytetarët i cili ka vendosur të jetë anonim.
Gazetarja ka biseduar edhe me përfaqësues të agjencisë “Gmica Travel”, i cili ia ka lënë fajet për akuzat kompanive konkurrente.
“Ato janë tu i bo do shpikje, do konkurrenca, kompani tjera se në momentin që e rezervon na me 7 vetë me 7 vetë, me 10 vetë me 10 vetë e kemi nis autobusin sdi sa herë, edhe kjo nuk është e vërtetë. I kanë qit do lajme nëpër tik toka në sene po nuk është që na pengon neve. Na e dimë kush janë ata klientë po kur hin me shkru shkruajnë nëpër komente fake”, ka thënë ai.
Ai ndër të tjera ka shtuar se asnjëherë nuk ka ndodhur me iu anuluar udhëtimi asnjë udhëtari. /Lajmi.net/
Video: