Quni thotë se LDK po pret informata nga Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Pajtohem me vendimet që merr partia

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit, dhe qëndrimin e tij për presidenten Vjosa Osmani. Quni, ka thënë se qëndrimin personal të tij e ka dhënë në strukturat e LDK’së, dhe se, ai do të pajtohet me vendimin që do të merret aty. “Qëndrimi personal është shpreh…

Lajme

03/03/2026 12:17

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit, dhe qëndrimin e tij për presidenten Vjosa Osmani.

Quni, ka thënë se qëndrimin personal të tij e ka dhënë në strukturat e LDK’së, dhe se, ai do të pajtohet me vendimin që do të merret aty.

“Qëndrimi personal është shpreh në organet e partisë, do e shprehi brenda strukturave të partisë, aty merret vendimi. Unë do të pajtohem me vendimin që mirret”, ka thënë Quni për media.

Sa i përket takimit me liderit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të VV’së, Albin Kurti, ai ka thënë se informatat do t’i marrin në mbledhjen e LDK’së.

‘Tani do i marrim informatat, prandaj edhe po mbahet ky takim, që t’i marrim informatat nga kryetari Abdixhiku”, ka shtuar ai.

Lidhur me mundësinë e një marrëveshje me VV’në dhe se a e përkrah ai këtë, Quni ka thënë se kjo gjë do të diskutohet në mbledhje.

“Do të diskutojmë, do të bëjmë debat, dhe do të marrim vendimin e duhur”, ka thënë ai.