Quni i LDK-së për letrën e Kurtit: Qëndrimin tim personal do ta shpreh në kryesi

Anton Quni, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), është deklaruar sot para mediave rreth letrës së Kurtit për një bashkëpunim të mundshëm mes LVV-së dhe LDK-së. Quni nuk dha ndonjë detaj teksa tha se qëndrimin e tij sa i përket letrës do ta shpreh brenda kryesisë. “Mu çdo ditë më keni këtu nëse…

Lajme

06/05/2025 12:01

Anton Quni, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), është deklaruar sot para mediave rreth letrës së Kurtit për një bashkëpunim të mundshëm mes LVV-së dhe LDK-së.

Quni nuk dha ndonjë detaj teksa tha se qëndrimin e tij sa i përket letrës do ta shpreh brenda kryesisë.

“Mu çdo ditë më keni këtu nëse ka ndonjë takim besoj se zyrtari për informim do t’i ofrojë të gjitha informata, qëndrimin tim personal e shprehi në kryesi pasi ta baj publik në kryesi mendimet e analizave, studimet e rreziqet etj etj i ndaj me shokët e mi, me kolegët e mi po ashtu i ngoj të gjitha sugjerimet dhe këshillat e të tjerëve dhe po besoj vijm deri te një vendim i përbashkët”, ka thënë Quni.

Teksa u shpreh se nuk ka ndonjë njoftim për mbledhje të kryesisë.

“Nuk kam njohuri që ka mbledhje, për mbledhje të kryesisë ende s’kemi njoftim”, tha Quni. /Lajmi.net/