Quni: Duhet një qeveri e përbërë nga të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në Parlament

Pak para nisjes së përpjekjes së 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka deklaruar se qëndrimi i subjektit të tij mbetet i pandryshuar. Duke folur nga holli i Kuvendit, ai theksoi se formimi i një qeverie gjithpërfshirëse është alternativa e vetme për të dalë nga kriza aktuale institucionale. “Rrethanat…

Lajme

17/07/2025 12:10

Pak para nisjes së përpjekjes së 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka deklaruar se qëndrimi i subjektit të tij mbetet i pandryshuar.

Duke folur nga holli i Kuvendit, ai theksoi se formimi i një qeverie gjithpërfshirëse është alternativa e vetme për të dalë nga kriza aktuale institucionale.

“Rrethanat janë të njëjta prandaj edhe qëndrimi jonë është i njëjtë: një qeveri e përbërë nga të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në Parlament”, ka thënë Quni.

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, janë mbledhur sot për herë të 48-të në një tentativë të re për konstituimin e Kuvendit./Lajmi.net/