Qumështi mbron nga kanceri

Personat të cilët pinë një gjysmë litre qumësht çdo ditë kanë 12 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë, krahasuar me ata që nuk pinë qumësht.

Lifestyle

03/11/2013 17:50

Konsumimi i rregullt i qumështit mbron nga rreziku për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë.

Studiuesit amerikanë kanë analizuar të dhëna të 500 mijë personave të mbledhura nga studimet e mëhershme.

Rezultatet e analizave kanë treguar se personat të cilët pinë një gjysmë litër qumësht çdo ditë kanë 12 për qind rrezik më të zvogëluar për t’u prekur nga ky lloj i kancerit krahasuar me ata që nuk pinë qumësht.

Kanceri i zorrës së trashë është lloji i tretë më i shpeshtë i kancerit në botë, ndërsa shkalla e prekjes nga ai dallon në vende të ndryshme, që mund të shpjegohet edhe nga ndryshimi i shprehive në të ushqyer.

Ndikimin pozitiv të qumështit shkencëtarët e shpjegojnë me veprimin e kalciumit, i cili më herët ishte dëshmuar se ka efekt mbrojtës.

Vlerësohet se konsumimi i qumështit në sasinë prej 1 litre në ditë, mund të ulë rastin e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë deri në 15 për qind te gratë dhe deri në 10 për qind te meshkujt