QuickOffice nga Google
Google ka lëshuar në përdorim programin Quickoffice mobile për iOS dhe Android, i cili është pa pagesë. Ky program i lejon shfrytëzuesit të punojnë me dokumente të ruajtura në formatet e Microsoft Office.

Auto & Tek
Të enjten, më 19 shtator, Google deklaroi se programi Quickoffice mobile është pa pagesë për të gjithë ata të cilët kanë llogari ne Google. Me herët ky aplikacion ka qenë pa pagesë vetëm për shfrytëzuesit e bizneseve, kurse të tjerët kanë paguar nga 14.99$ – 19.99$ për versionet Pro dhe Pro HD.
Si bonus, Google është duke ofruar 10GB hapësire për 2 vjet për të gjithë ata të cilët regjistrohen në Google për të shkarkuar Quickoffice deri me datë 26 Shtator.
Quickoffice për iOS dhe Android i lejon shfrytëzuesit t’i lexojnë, krijojnë dhe editojnë dokumentet e Microsoft Office Excel, Word dhe PowerPoint në telefona mobil. Aplikacioni gjithashtu është i integruar në Google Drive ashtu që mund t’u qaseni dokumenteve me të gjitha pajisjet.
Google e ka blere Quickoffice në qershor 2012 dhe që nga atëherë i ka rritur investimet në zhvillimin e këtij programi.